Parashikimi qesharak i Infantinos: Mendova që kjo Kombëtare do ta fitojë Botërorin

Infantino mendoi që Spanja do ta fitojë Botërorin.

Sport

16/07/2018 10:20

Gianni Infantino ka menduar se Spanja do ta fitojë Kupën e Botës.

Përkundër eliminimit, numri një i FIFA-s thotë që spanjollët mund të rikthehen sepse kanë lojtarë fantastik, përcjellë “Lajmi.net”.

“Nuk jam objektiv, por sipas meje, kjo ishte Kupa e Botës më e mirë në histori”, deklaroi Infantino.

“Pas ndeshjes kundër Portugalisë, u thash miqëve të mi se Spanja do të ishte Kampionia e Botës. Më pas ata u mposhtën me penallti nga Rusia, por Spanja ka futbollistë, ekip dhe gjithçka për tu rikthyer te rezultatet e mira”.

“Në këtë Botëror, VAR ishte gjëja më e mirë”, shtoi ai. /Lajmi.net/