Parashikimi i motit për vikend

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se, do të mbajë mot me diell dhe pjesërisht i vranët.

Lajme

05/01/2018 16:58

Si pasojë e çvendosjes së rrymave ajrore nga veriu në lindje  e të cilat më tej nën ndikimin e fushave anticiklonike do të shtrihen mbi territorin tonë duke ndikuar edhe më tej në përmirësimin e kushteve meteorologjike.

Po sipas Institutit, temperaturat do të jenë mbi vlerat e mesatareve në të dy vlerat ekstremale.

Minimalet do tëlëvizin nga -1deri 0 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihet të lëvizin ndërmjet 9-11 gradë  Celsius.

Do të fryjë erë kryesisht nga juglindja e lehtë deri mesatare./Lajmi.net/