Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka dhënë parashikimin e motit për pesë ditët në vijim.

Lajme

13/08/2017 14:52

Temperaturat minimale parashihet të jenë nga 13 deri në 16 gradë Celsius, kurse ato maksimale nga 26 deri në 32 gradë Celsius.

“Do të mbajë mot me diell dhe pjesërisht i vranët . Temperaturat do të jenë normale që i përgjigjen mesatareve të viteve tjera. Minimalet do të regjistrohen nga 13-16 gradë Celsius, kurse maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 26-32 gradë Celsius. Shtypja atmosferike do të jetë konstante në vlerat e normales me tendencë  të uljes në pjesën e dytë të javës. Do të fryjë erë nga drejtimi i verilindjes dhe veriperëndimit e lehtë deri mesatare”, thuhet në njoftimin IHMK. /Lajmi.net/