Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka paraparë masa të nxehta të ajrit me origjinë nga Afrika të jenë të qëndrueshme edhe ditën e parë të javës.

Lajme

23/07/2017 16:47

Më tej fushat me presion të ulët atmosferik të cilat do ta përfshijnë vendin do të krijojnë kushte tjera meteorologjike , duke bërë që nga dita e martë temperaturat  maksimale të ulën për 6-8 gradë Celsius.

Do të ketë vranësira të cilat nuk do të jenë stabile dhe vende-vende do të shoqërohen me reshje shiu dhe shkarkime rrufesh.

Temperaturat minimale gjatë kësaj periudhe do të lëvizin ndërmjet 12-17 gradë Celsius, kurse maksimalet e ditës parashihet të lëvizin nga 24-35 gradë Celsius. Do të fryjë erë kryesisht nga verilindja dhe veriperëndimi me shpejtësi deri 11m/s.