Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme

Instituti HidroMeteorologjik i Kosovës (IHMK) ka njoftuar për parashkimin e motit për pesë ditët e ardhshme.

Lajme

01/10/2017 14:31

“Gjatë kësaj periudhe të parashikimit do të mbajë mot me diell dhe  pjesërisht i vranët. Vranësirat të mërkurën mund të sjellin riga të dobëta  shiu,  por jo në gjithë  territorin e vendit, kryesisht në viset me lartësi të larta mbidetare. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 5-9 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihet të lëvizin ndërmjet 16-22 gradë Celsius. do të fryjë erë nga verilindja dhe jugperëndimi me shpejtësi deri 8m/s”, thuhet në njoftimin e IHMK-së. /Lajmi.net/