Parashikimi i motit: E gjithë java me minus

Kosovën e ka përshkuar një ulje e temperaturave që po karakterizohen me ngrica dhe vranësira gjatë gjithë ditës.

Lajme

24/01/2018 08:30

Temperaturat e ditësh së sotme nuk do të lëvizin nga ato të djeshmet, e që do të shënojnë-7 minimalja e deri në +2 maksimalja

Sipas meteorologëve, gjatë ditës do të ketë intervale me diell të cilat do të theksohen në mesin e ditës.

Moti i ngjajshëm do të mbajë edhe nesër ku temperaturat do të variojnë nga -7 në +3 gradë celsiues. Gjatë fundjavës pritet një rritje e ndjeshme e temperaturave.