lajmi.net

Parashikimet e Premierligës

Premierliga e mbylli e fundit dhe e fillon e para Vitin e Ri, me ndeshjet e xhiros së 20-të, që shënojnë edhe nisjen e pjesës së dytë të stinorit. Arsenali është në krye por përcjellësit nuk janë larg dhe mbetet të shihet se çfarë ndryshime do të pësojë renditje pas dueleve të caktuara për sot.…

Sport

01/01/2014 11:19

Premierliga e mbylli e fundit dhe e fillon e para Vitin e Ri, me ndeshjet e xhiros së 20-të, që shënojnë edhe nisjen e pjesës së dytë të stinorit.

Arsenali është në krye por përcjellësit nuk janë larg dhe mbetet të shihet se çfarë ndryshime do të pësojë renditje pas dueleve të caktuara për sot.

Si zakonisht, lajmi.net, ju sjell parashikimet e kryendeshjeve.

13:45 Swansea – Man City

Swansea nuk ka shënuar fitore në pesë ndeshje prej kur mposhti Newcastlen në fillim të dhjetorit dhe ende janë pa sulmuesin Michu dhe portierin Michel Vorn, që nuk do t’i ndihmojë për të përfunduar bilancin negativ.

Kurse, Manchester City është në formë të mirë dhe do ta kërkojë fitoren e parë më 2014.

Parashikimi: Fitore e Man Cityt

16:00 Arsenal – Cardiff City

Arsenali me fitoren e mundimshme por shumë të rëndësishme në udhëtim te Newcastle në xhiron e shkuar, e siguroi pozitën e parë para vitit 2014 kurse sot takohen me Cardiffin në telashe që është ende në kërkim të një menaxheri të ri pas shkarkimit të Malky Mackayt.

Deri më tani gjatë këtij sezoni, Arsenali është shfaqur mjaft i sigurt kundër skuadrave më modeste.

Parashikimi: Fitore e Arsenalit

16:00 Liverpool – Hull City

Liverpool pati dy ndeshje në vështira në javën e kaluar dhe i humbi të dyja nga Manchester City dhe Chelsea.

Hull ka vetëbesim të madh pas fitores 6:0 ndaj Fulhamit dhe e mposhtën Liverpoolin në KC Stadium në fillim të dhjetorit.

Por, Reds do të mundohen të rikthehen në rrugën e drejtë në Anfield Road.

Parashikimi: Fitore e Liverpoolit

16:00 Southampton – Chelsea

Southampton është skuadër mjaft e papërshtatshme dhe po aq kualitative.

Këtë e dëshmon më së miri edhe pozita e tyre në tabelë.

Chelsea mposhti Liverpoolin javën e kaluar dhe mbeti në dy pikë më pak se lideri Arsenal andaj sot nuk guxon të gabojë. Por, do të jetë shumë vështirë.

Parashikimi: Fitore e Chelseas

18:30 Man Utd – Tottenham

Manchester United shënoi dy fitore në Hull dhe Norwich pa Wayne Rooneyn dhe Robin van Persien.

Menaxheri David Moyes do të jetë i kënaqur me reagimin e skuadrës së tij pas humbjes së dy takimeve brenda një jave në shtëpi, në fillim të dhjetorit.

United do të mundohet ta vazhdojë serinë e fitoreve edhe pse Tottenham nuk është skuadër për tu nënçmuar aspak, pavarësisht bilancit të dobët këtë edicion.

Parashikimi: Fitore e Man Utd’it

Parashikimet e Premierligës

Kur të gjithë të tjerët janë në pushim, Premierliga vazhdon të jetë në aksion. Sot, do të zhvillohen ndeshjet e xhiros së 18’të që sjellin duele interesante për skuadrat që synojnë kreun e tabelës, përfshirë një derbi mes Manchester Cityt dhe liderit Liverpool. 13:45 Hull City – Manchester United Hull City është mposhtur vetëm një…

Sport

26/12/2013 10:37

Kur të gjithë të tjerët janë në pushim, Premierliga vazhdon të jetë në aksion.

Sot, do të zhvillohen ndeshjet e xhiros së 18’të që sjellin duele interesante për skuadrat që synojnë kreun e tabelës, përfshirë një derbi mes Manchester Cityt dhe liderit Liverpool.

13:45 Hull City – Manchester United

Hull City është mposhtur vetëm një herë si nikoqir në Premierligë këtë sezon.

Mirëpo, Manchester United ngadalë ka filluar të shfaq shenja të përmirësimit, të konfirmuara në fitoren 3:1 ndaj West Ham Unitedit në xhiron e kaluar, ku gol shënoi edhe ylli kosovar Adnan Januzaj.

Parashikimi: Fitore e Man Utd’it

16:00 Chelsea – Swansea City

Para përballjes me Liverpoolin në xhiron e ardhshme, Chelsea do të synojë të përgatitet me fitore ndaj Swansea Cityt në Stamford Bridge.

Skuadra e Jose Mourinhos ka humbur vetëm dy pikë në shtëpi këtë edicion, ndërsa Swansea është shfaqur mjaft dobët në udhëtime. Andaj, ky fakt e favorizon Chelsean për të rrëmbyer fitoren.

Parashikimi: Fitore e Chelseas

16:00 West Ham – Arsenal

West Ham luajti shumë dobët në humbjen nga Old Trafford në Old Trafford.

Sot janë nikoqir të Arsenalin që do ta kërkojë fitoren pas barazimit me Chelsean në Emirates që i kushtoi me ‘humbjen’ e pozitës së parë edhe pse kanë pikë të barabarta me Liverpoolin.

Parashikimi: Fitore e Arsenalit

18:30 Man City – Liverpool

Manchester City ka fituar të gjitha përballjet në shtëpi, në kuadër të Premierligës. Dhe, në secilin ballafaqim skuadra e Manuel Pellegrinit ka pasur posedimin dominues të topit.

Njësoj pritet të jetë edhe sot, edhe pse atyre u bënë vizitë lideri Liverpool i udhëhequr nga sulmuesi në formë, Luis Suarez.

City është pa golgeterin Sergio Aguero të lënduar, por edhe ata që i ka në dispozicion mund të mjaftojnë për fitore.

Parashikimi: Fitore e Man Cityt

Parashikimet e Premierligës

Kur të gjitha ligat tjera evropiane pushojnë, Premierliga nuk ndalet. Skuadrat e elitës së futbollit anglez zhvillojnë sonte ndeshjet e radhës në kuadër të xhiros së 14-të. Ju sjellim parashikimet e ndeshjeve kryesore. Nuk veçohet ndonjë derbi, por skuadrat favorite për titull i presin disa ballafaqime mjaft interesante. 20:45 Arsenal – Hull City Arsenali është…

Sport

04/12/2013 10:41

Kur të gjitha ligat tjera evropiane pushojnë, Premierliga nuk ndalet. Skuadrat e elitës së futbollit anglez zhvillojnë sonte ndeshjet e radhës në kuadër të xhiros së 14-të.

Ju sjellim parashikimet e ndeshjeve kryesore. Nuk veçohet ndonjë derbi, por skuadrat favorite për titull i presin disa ballafaqime mjaft interesante.

20:45 Arsenal – Hull City

Arsenali është duke rezistuar mjaft mirë në krye të tabelës. Skuadra londineze pret Hull Cityn, kundërshtar aspak i lehtë.

Nuk besoni? Pyeteni Liverpoolin, që pësoi 3:1 kundër tyre në fundjavë.

Mirëpo, Arsenali – sidomos në ndeshjet në shtëpi – është shfaqur jashtëzakonisht i sigurt dhe do të kërkojë asgjë tjetër përveç fitores kundër Hullit, në mënyrë që të qëndrojë i sigurt në krye të Premierligës.

Parashikimi: Fitore e Arsenalit

20:45 Manchester United – Everton

Pas dy barazimeve të njëpasnjëshme, Manchester United do të synojë t’i kthehet fitores kundër Evertonit në Old Trafford.

Dueli do të jetë i veçantë për menaxherin e ri të Unitedit, David Moyes i cili do të ballafaqohet me ish skuadrën e tij, për herë të parë pas largimit gjatë verës.

United nuk ka fituar në dy xhirot e shkuara duke barazuar në udhëtim te Cardiff City dhe Tottenham, por – është në seri prej 12 ndeshjeve pa humbje në të gjitha garat – sonte do ta kërkojë fitoren meqë nuk guxon të mbetet edhe më prapa kreut të tabelës.

Parashikimi: Fitore e Man Utd’it

20:45 Sunderland – Chelsea

Sunderland e ndërroi menaxherin por jo edhe rezultatet. Gus Poyet erdhi në vend të Paolo Di Canios por skuadra vazhdon të jetë e zhytur në pozitën e fundit në Premierligë.

Dhe, çfarëdo shprese për një shenjë të ringjalljes vështirë se do të vjen sonte kundër Chelseas së Jose Mourinhos. Chelsea është në pozitën e dytë me katër pikë më pak se Arsenali dhe Mourinho do të kërkojë vetëm fitore nga skuadra e tij.

Dhe, atë edhe do ta arrijë.

Parashikimi: Fitore e Chelseas

20:45 Liverpool – Norwich City

Liverpool mori një goditje të fuqishme në luftë për kreun e tabelës në Premierligë duke u mposhtur në udhëtim te Hull City me rezultat 3:1.

Menaxheri Brendan Rodgers ka kërkuar nga skuadra e tij të përmirësohet dukshëm, sidomos në repartin defansiv, duke filluar nga ky takim kundër Norwichit.

Na mbetet të shohim nëse do të ndodhë kjo por një gjë është e sigurt, Liverpool do të luftojë me të gjitha forcat që të fitojë, pasi ka mbetur shtatë pikë prapa Arsenalit.

Parashikimi: Fitore e Liverpoolit

21:00 WBA – Manchester City

Manchester City është në formë, në Premierligë dhe Ligën e Kampionëve.

Skuadra e menaxherit Manuel Pellegrini është në seri të rezultateve pozitive dhe ka ‘bombarduar’ portat kundërshtare në javët e fundit, përfshirë fitoren e thellë 6:0 ndaj Tottenhamit.

Ndoshta sonte nuk mund të presim një tjetër fitore të thellë në udhëtim te West Bromwich Albion, por pa dyshim se City do të luftojë për fitore.

Parashikimi: Fitore e Man City’t

LM