Parashikimet e ndeshjeve

Pas ballafaqimeve të së shtunës ku të vetmet rezultate të befasishme ishin barazimi i Milanit me Genoan dhe humbja e Napolit në shtëpi, do të mundohemi t’ju sjellim epilogun e mundshëm të ballafaqimeve të së dielës. Premierliga Man City – Tottenham Menaxheri i Manchester Cityt, Manuel Pellegrini duhet të vendos nëse ta rikthej portierin Joe…

Sport

24/11/2013 08:00

Pas ballafaqimeve të së shtunës ku të vetmet rezultate të befasishme ishin barazimi i Milanit me Genoan dhe humbja e Napolit në shtëpi, do të mundohemi t’ju sjellim epilogun e mundshëm të ballafaqimeve të së dielës.

Premierliga

Man City – Tottenham

Menaxheri i Manchester Cityt, Manuel Pellegrini duhet të vendos nëse ta rikthej portierin Joe Hart në formacionin bazë pas paraqitjes së tij pozitive për Anglinë kundër Gjermanisë në mesjavë.

Por, një tjetër futbollist i cili nuk paraqet problem, por zgjidhje, është forma e shkëlqyeshme e sulmuesit Sergio Aguero.

David Silva mungon për Cityn, mirëpo me të tjerët që ka në dispozicion, Pellegrini do të presë vetëm fitore nga kjo përballje, pavarësisht se Tottenham është skuadër jashtëzakonisht kualitative.

Parashikimi: Fitore e Cityt

Cardiff – Man Utd

Old Trafford shpërtheu në festë në xhiron e shkuar kur Manchester United mposhti liderin Arsenal me rezultat minimal 1:0.

Menaxheri David Moyes do të kërkojë një tjetër trepikësh në përballje me Cardiffin – edhe pse në udhëtim – meqë vetëm kështu mund të ndjekë hapin për kreun e tabelës dhe të konfirmojë se është i denjë për detyrën që i është besuar.

Adnan Januzaj pritet të luajë, por nuk dihet nëse nga formacioni bazë ose si rezervist.

Parashikimi: Fitore e Man Utd

Serie A

Livorno – Juventus

Juventus ka telashe të mëdha në mbrojtje. Trajneri Antonio Conte nuk do të llogaritë në Leonardo Bonuccin dhe Angelo Ogbonnan të suspenduar si dhe Andrea Barzaglin dhe Stephan Lichsteinerin të dëmtuar.

Arturo Vidal është përmendur si opsion për qendërmbrojtës. Mirëpo, pavarësisht kësaj Bianconerët janë favorit për të fituar e sidomos edhe për faktin se do të mund të ngjiten në pozitën e parë duke konsideruar humbjen e Napolit nga Parma, dhe faktin se lideri Roma nuk zhvillon ndeshje deri të hënën mbrëma.

Andaj, pikët e plota janë objektivi i vetëm i Juventusit.

Parashikimi: Fitore e Juventusit

Bologna – Inter

Inter, me kapitenin Javier Zanetti të rikthyer nga lëndimi deri më tani gjatë këtij sezoni në Serie A ka treguar se ka fituar më tepër stabilitet me trajnerin e ri, Walter Mazzarri.

Sot, Nerazzurrët do ta kenë rastin të barazohen me pikë me Napolin në pozitën e tretë, por vetëm në rast se fitojnë në udhëtim te Bologna. Detyrë jo e lehtë, por as e pamundur.

Bologna nuk ka treguar formë të mirë këtë edicion dhe gjendet në pozitën e 17-të, andaj Inter mund të ketë diçka më tepër se ata në mënyrë që të arrijë deri tek fitorja.

Parashikimi: Fitore e Interit