Parashikimet e 2014’ës

Brazili, kampion i botës, Rudi Garcia selektor i ri i Italisë, dhe Ronaldinho futbollisti më i mirë i ndeshjes finale në Rio, mes Seleçaos dhe rivalit nga Amerika e Jugut, Uruguait. Këto janë “parashikimet” pa dyshim, komike, të publikuara nga e përditshmja sportive franceze L’Equipe nëpërmjet profilit zyrtar në rrjetin social Twitter. Lajmi kryesor i…

Sport

25/12/2013 16:40

Brazili, kampion i botës, Rudi Garcia selektor i ri i Italisë, dhe Ronaldinho futbollisti më i mirë i ndeshjes finale në Rio, mes Seleçaos dhe rivalit nga Amerika e Jugut, Uruguait.

Këto janë “parashikimet” pa dyshim, komike, të publikuara nga e përditshmja sportive franceze L’Equipe nëpërmjet profilit zyrtar në rrjetin social Twitter.

Lajmi kryesor i vitit të ardhshëm, pa dyshim do të jetë Botërori në Brazil, që sipas L’Equipe, do të fitohet nga nikoqiri falë dy golave nga Ronaldinho.

Didier Drogba do të rikthehet në Olympique Marseille, 10 vjet pas largimit nga klubi, kurse Garcia, do të prezantohet si selektor i ri i Italisë më 21 korrik 2014, duke përgatitur ekipin për Euro 2016.

Zbulimi më i madh i garës së vitit të ardhshëm do të jetë mesfushori i Francës, Paul Pogba, i cili do të zgjidhet si futbollisti më i mirë i garës.

Të gjitha këto parashikime, por edhe disa të tjera mund t’i lexoni në Twitter me hashtagun (#lequipedereve).