Parashikim: Portugali – Shqipëri

Portugalia gjatë ditës së nesërme do ta pret në shtëpi kombëtaren e Shqipërisë, për të zhvilluar ndeshjen e parë në kuadër të kualifikimeve për Euro 2016.

Sport

06/09/2014 18:57

Dita: 7 shtator,2014 (e dielë)
Koha: 20:45
Vendi: Estadio Municipal de Aveiro  – Aveiro

Portugalia gjatë ditës së nesërme do ta pret në shtëpi kombëtaren e Shqipërisë, për të zhvilluar ndeshjen e parë në kuadër të kualifikimeve për Euro 2016.

Portugalia në këtë takim do të futet pa lojtarin më të mirë në botë, Cristiano Ronaldon i cili do të mungojë për shkak të lëndimit.

Ronaldo nuk është futur fare në listën e 24 lojtarëve të cilën e ka formuluar Bento për takimin e nesërm, i cili është shumë i rëndësishëm për skuadrën e tij.

Portugalia ka shënuar katër fitore në pesë takime me Shqipërinë, edhe udhëtimi i fundit i kombëtares sonë në Portugali përfundoi me rezultat 0-0 në vitin 2008.

Shqipëria nuk ka arritur të kualifikohet asnjëherë në ndonjë garë të madhe, mirëpo përmirësimi i kombëtares sonë gjatë viteve të fundit ka shkuar në një nivel të lartë, kah ana e pozitivitetit.

Shqipëria e filloi shumë mirë aventurën ne kualifikimet për Botërorin 2014, duke shënuar tre fitore në pesë ndeshjet e para.

Sidoqoftë, në pesë ndeshjet e fundit, Shqipëria siguroi vetëm dy barazime, dhe në këtë mënyrë dështoi të sigurojë një biletë për në Brazil.

Pesë ndeshjet e fundit të Portugalisë

26 qershor 2014, Portugali 2-1 Gana
22 qershor 2014, Amerikë 2-2 Portugali
16 qershor 2014, Gjermani 4-0 Portugali
11 qershor 2014, Irlandë 1-5 Portugali
7 qershor 2014, Meksikë 0-1 Portugali

Pesë ndeshjet e fundit të Shqipërisë

4 qershor 2014, Hungari 1-0 Shqipëri
31 maj 2014, Shqipëri 0-1 Rumani
15 nëntor 2013, Bjellorusi 0-0 Shqipëri
15 tetor 2013, Qipro 0-0 Shqipëri
11 tetor 2013, Shqipëri 1-2 Zvicër

Parashikim: Portugali 2-1 Shqipëri