Paraqitja e parë e Zaminiës pas lindjes së vajzës, ka disa fjalë për vjehrrën e saj

Ka disa muaj që në jetë ka sjellë vajzën e saj.

ShowBiz

24/03/2018 23:30

Por, këngëtarja Zaimina Vasjari asnjëherë deri më sonte nuk ka pasur ndonjë paraqitje publike, sa i përket prezencës në emisione, shkruan lajmi.net

E sonte ajo është mysafire e Ermal Mamaqit në emisionin e tij ‘Xing me Ermalin’.

Zaimina duket shumë bukur në këtë emision, shumë në formë, madje me vete e ka edhe vajzën.

Në mesin e shumë pyetjeve, ajo nga moderatori Mamaqi u pyet edhe për raportin që ka me vjehrrën, madje i kërkoi t’ia thoshte asaj ca fjalë ‘live’ në emision.

Zaimina nuk nuk ngurroi dhe e falënderoi vjehrrën e saj që ka sjell në jetë një njeri siç është Klodi që sot është partneri i saj./Lajmi.net/