Paraqitja e Emma Stone në premierën e “Maniac” në Londër

Emma Stone kishte veshur një bluzë të kuqe dhe pantallona të zeza, derisa iu bashkua Justin Theroux në premierën e “Maniac” në Londër.

ShowBiz

15/09/2018 23:58

29 vjeçarja u paraqit mbrëmë në Southbarnk të Londrës, ku ishte veshur shumë elegante, shkruan TheSun, transmeton lajmi.net.

Netflix bëri premierën e “Maniac”, ndërsa aktorja u shoqërua nga bashkëshorti i saj Justin Theroux.

Emma mori një taksi për t’u kthyer në shtëpi pas një mbrëmje të ngarkuar, ndërsa i dha një buzëqeshje paparacëve.

Maniac është shkruar nga shkrimtari i The Bridge (SHBA), Patrick Somerville.

Komedia do të transmetojë mbi 10 episeode dhe do të bazohet në serinë norvegjeze të vitit 2014 me të njëjtin emër.

Emma Stone dhe Jonah Hill luajtën personazhet kryesore, Annie Landsberg dhe Owen Milgrim, dy të panjohur që nisin një gjyq të ri farmaceutik.

Maniac del në Netflix më 21 shtator 2018./Lajmi.net/