Paraqitet në Kuvend projektligji për EULEX-in

Në seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës, Komisioni për Legjislacion ka rekomanduar paraqitjen për votim të projektligjit për misionin e EULEX-it në Kosovë.

Lajme

17/06/2016 13:16

Me këtë rast, ministri i Drejtësisë, Hajredin Kuçi, tha para deputetëve se vazhdimi i mandatit të EULEX-it në Kosovë, ka ardhur nga letra që presidenti Hashim Thaçi i ka dërguar letër përfaqësueses së lartë të BE-së, Fedrica Mogherini.

Ai ka bërë të ditur se pala kosovare ka kërkuar që prezenca e EULEX-it të jetë më shumë në niveli ekspertësh dhe, njëkohësisht sistemit të drejtësisë t’i jepet më shumë liri në trajtimin e çështjeve.

“Kemi pasur takime të nivelit të lartë me BE-në dhe në nivelin teknik. Me datën 9 qershor, presidenti Hashim Thaçi i ka dërguar Mogherinit letrën për vazhdim të mandatit të EULEX-it. Kjo letër është kthyer më 15 qershor dhe atë e kemi bërë publike. Ne kemi tentuar që të ketë sovranitet në sistemin e drejtësisë. Përsa i përket ekspertizës, ne kemi kërkuar që të ketë ekspert të EULEX-it”, ka thënë Kuçit, raporton lajmi.net.