Parandjenja e Schumacher para aksidentit të tmerrshëm

Ai më tha se donte të zhdukej. ‘Mos më telefononi për të bërë plane për vitin tjetër. Do të iki’, – ishin disa nga fjalët e tij të fundit para aksidentit”

Sport

31/12/2017 11:03

Gazeta sportive franceze “L’Équipe” i ka përkushtuar disa faqe domethënëse 49 vjeçarit, Michael Schumacher, i cili para 2 ditësh u mbushën plot 4 vjet që legjenda e Formula 1, dergjet në shtrat thuajse i vdekurpër të cilin të gjithë presin lajme të mira, por gjendja e tij nuk është përmirësuar thuajse fare.

Gazeta ka cituar një rrëfim unik të saj ku bëhet fjalë për dëshirën e fundit që Schumacher ia ka shprehur para se të ndodhte ngjarja tragjike, pas së cilës ai ka mbetur në koma.

“Ai më tha se donte të zhdukej. ‘Mos më telefononi për të bërë plane për vitin tjetër. Do të iki’, – ishin disa nga fjalët e tij të fundit para aksidentit”, është shprehur Kehm.

Duket sikur legjenda e ka parandjerë se diçka e keqe do i ndodhte.