Parandaloni mbipeshën duke bërë këtë veprim

Zëvendësimi i pijeve me sheqer me ujin mund të ndihmojë në mënyrë të konsiderueshme në parandalimin e mbipeshës, uljen e peshës trupore dhe përmirësimin e shëndetit të përgjithshëm.

Lifestyle

11/10/2016 00:28

Gjetjet kanë treguar se konsumi i kalorive shtesë nga pijet me sheqer mund të rrisë rrezikun e shtimit në peshë, si dhe rrit rrezikun e prekjes nga diabeti i tipit II e gjithashtu nga sëmundjet kardiovaskulare.

Pra, zëvendësimi i këtyre pijeve me ujin, ndikon pozitivisht në shëndetin e përgjithshëm, por pos kësaj, ndihmon në humbjen e peshës, transmeton lajmi.net

Edhe tek njerëzit të cilët pinë këso lloj pijesh gjatë ditës, uji ka përsëri një ndikim të madh, duke përmirësuar dëmet që kanë shkaktuar ato.

Gjithashtu, studimi ka treguar se për një jetë të shëndetshme ushqimet me shumë kalori duhet të zëvendësohen me fruta, perime dhe mish peshku.

Vlen të theksohet se sot në botë një numër jashtëzakonisht i madh njerëzish vuajnë nga mbipesha – që është shkaktar i një varg sëmundjesh të rënda./lajmi.net