Parandalojeni ftohjen me disa mënyrë efektive

Mësoni disa mënyra efektive se si ta parandaloni ftohjen përpara se të ndodhë.

Lifestyle

25/12/2014 17:48

Pastrimi i duarve
Çdo herë që shkoni në vende publike, shansi që ju të merrni në duart tuaja mikrobe është shumë i madh. Kjo është edhe arsyeja pse ekspertët thonë se pastrimi i duarve tuaja është mënyra më e mirë për ta mbajtur veten larg gripeve dhe sëmundjeve të ndryshme. Ju zakonisht i pastroni duart para se të hani ushqime ose para se t’i përgatisni ato, por mbani në mend që ta bëni këtë edhe pasi që keni pasur kontakte me njerëz të sëmurë apo me grip.

Dilni me miqtë
Hulumtimet tregojnë se sa më të pakta kontaktet njerëzore të jenë në shtëpi, punë, dhe në komunitet, aq më të prirur jemi që të sëmuremi. Në një studim, hulumtuesit i monitoruan 276 njerëz të moshës 18 dhe 55 dhe gjetën se ata të cilët kishin gjashtë ose më shumë shokë i luftonin katër herë më mirë viruset që shkaktojnë të ftohurit se sa ata të cilët kishin më pak shokë, transmeton Lajmi.net.

Merrni ca rreze dielli
Njerëzit me nivele më të ulëta të vitaminës D ishin 63% me më shumë gjasa që të kenë infeksione të sipërme të frymëmarrjes krahasuar me ata të cilët kishin më shumë nivele të vitaminës D, gjeti një studim në Harvard. Nuk jeni të sigurt nëse po merrni mjaftueshëm rreze? Është e vështirë, sidomos në dimër. Por, ekspertët rekomandojnë që të mbështeteni tek peshku, qumështi dhe shtojcat e tjera për të marrë sasinë e rekomanduar të vitaminës çdo ditë.

Mbajeni furçën e dhëmbëve në kuti
Nëse dikush në shtëpinë tuaj e ka gripin, do të jetë e pashmangshme që edhe ju të filloni teshtimën gjithashtu. Një trik për të shmangur marrjen e mikrobeve: Mbani furçën e dhëmbëve në një kuti të veçantë. Vëre atë në një mbajtës të ndarë nga të tjerat furça në shtëpi dhe shkunde atë pasi ta përdorësh kështu që të thahet më shpejtë – mikrobet nuk mund të kapen në sipërfaqe të thata. Dhe sigurisht, evitoni ndarjen e furçës së njëjtë me dikë tjetër, transmeton Lajmi.net.

Ndryshoni zakonet në kuzhinë
Ndryshoni peshqirët e pjatave çdo ditë dhe mos i thani enët me të njëjtin peshqir që dikush ndoshta e ka përdorur për duar. Edhe më mirë, lëri që ajri t’i thajë.

Rriteni marrjen e omega-3
Nëse nuk e doni peshkun, merrni disa shtesa të omega-3 çdo ditë për të forcuar proteinat imunitare. Hulumtimet tregojnë se omega-3 mund të rrisë qarkullimin e ajrit dhe mund të mbrojë mushkëritë nga ftohjet dhe infeksionet respiratorë. Kërko pilula me vaj të peshkut që përmbajnë të paktën 1g të kombinuar të EPA dhe DHA.