Paramendojeni këtë formacion të Cityt edicionin e ardhshëm (FOTO)

Pep Guardiola do të jetë në presion edicionin e ri në Premierligë.

Sport

22/06/2017 22:32

Spanjolli do të kërkojë me çdo kusht titullin e parë në këtë ligë, në sezonin e tij të dytë të Manchester City.

Për ta fituar Premierligën, Cityn e pret konkurrencë e fortë me pesë skuadra tjera pretendente.

Por, Guardiola është duke punuar shumë për ta forcuar skuadrën e tij, dhe së fundi ka arritur marrëveshje edhe me Dani Alvesin e Juventusit, që shumë shpejtë pritet të zyrtarizohet te City.

Në media po qarkullon një fotografi se si mund të duket formacioni i frikshëm i Manchester Cityt edicionin e ardhshëm./Lajmi.net/