Paralajmëron Kadri Veseli: Këtë muaj, Hashim Thaçi zgjidhet President

“ Me këtë rasti dua të ju them se muaji shkurt do të jetë muaji kur Thaçi do të zgjidhet president i Kosovës”, deklaroi Veseli, para një numri të madh përkrahësish të kësaj partie në Vushtrri.

Lajme

03/02/2016 19:47

Kadri Veseli, kryetar i Kuvendit të Kosovës dhe nënkryetar i PDK-së, deklaroi sot në Vushtrri se kryetari i partisë, Hashim Thaçi, do të zgjidhet President.

Madje ai tha se zv.Kryeministri aktual, do të zgjidhet President këtë muaj.

Këto komente Veseli i bëri në takim me strukturat e kësaj partie në Shtëpinë e Kulturës në Vushtrri, ku i pranishëm ishte edhe kryetari i komunës, Bajram Mulaku.

“Nuk kemi ardhur të bëjmë fushatë presidenciale, sepse nuk kemi nevojë. Kryetari Mulaku do të ketë përkrahjen tonë që Vushtrria të zhvillohet maksimalisht, sepse dikur Vushtrrinë e kanë quajtur Parisi i Vogël”, tha Veseli, raporton veriu.info, transmeton lajmi.net.

“ Me këtë rasti dua të ju them se muaji shkurt do të jetë muaji kur Thaçi do të zgjidhet president i Kosovës”, deklaroi Veseli, para një numri të madh përkrahësish të kësaj partie.

Veseli ftoi anëtarësinë e PDK-së për qetësi, sepse siç tha, shumë shpejt do të vijë momenti kur opozita do ta sheh se duhet ulur e biseduar./lajmi.net