Paralajmëron Elon Musk: “Duhet ta braktisim Tokën sa më shpejtë që të jetë e mundur”

Toka është një vend i veçantë. Është vendi i vetëm në univers që njerëzit mund të kenë evoluar në mënyrë spontane. Kushtet e jetës në planetin tonë janë aq të përsosura dhe kanë qenë gjithmonë gjatë gjithë historisë.

Fun

16/11/2015 17:27

Sidoqoftë, bota përreth nesh nuk ka kushte të përsosura për të gjithë njerëzit. Një pjesë e planetit ka qenë i dhunshëm dhe i shkretë përgjatë mijëra viteve.

Kështu, jeta në këtë planet ka njohur plot pesë zhdukje të mëdha të specieve. Dhe tani, disa shkencëtarë besojnë se specia e gjashtë ka filluar tashmë të zhduket. Kjo është arsyeja prapa krijimit të SpaceX, pajisja e miliarderit Elon Musk.

Sipas tij, njerëzit duhet të bëhen specie që jetojnë në shumë planetë, në mënyrë që zhdukja e tyre të parandalohet. Zhdukja mund të vijë nga një vullkan i madh, apo asteroid, apo një yll i afërt që goditet me ne. Pavarësisht kësaj, çështja nuk është se si apo nëse, por kur do të ndodhë kjo, thotë ai.

Musk thotë se ne nuk duhet të vonohemi dhe të presim shumë, që është arsyeja pse ai është i bindur se njerëzit duhet ta kolonizojnë Marsin shpejtë. Musk thotë se duhet të krijohen anije kozmike të cilat i dërgojnë njerëzit në Mars dhe prapa në Tokë lirë dhe shpejtë.

Qëllimi i tij është që të dërgojë 1 milion njerëz për ta kolonizuar Marsin, mjaftueshëm sa për të siguruar diversitet gjenetik për vazhdimin e ekzistencës së kësaj specie në rastin më të keq.

Ai foli për planet e tij të mëdha në “Wait But Why”. (lajmi.net)