Paralajmëron Adelina Ismaili: Diçka e re po vjen

Këngëtarja e njohur Adelina Ismaili muajt e fundit është kthyer në kryetemë të medieve rozë.

ShowBiz

22/01/2018 10:45

Ajo pas shumë kohësh u shfaq në skenë gjatë zgjedhjeve lokale në Kosovë, duke paralajmëruar kështu kthimin në muzikë, shkruan lajmi.net.

Së fundi, këngëtaren e kemi parë tek sfidon vetën në një profesion tjetër, e që është aktrimi në serialin vendor “O sa mirë”.

Mëngjesin e sotëm, Adelina ka postuar një fotografi në llogarinë e saj në Instagram me të cilën paralajmëroi diçka të re.

“Së shpejti… shumë ADELINA”,  ishte mbishkrimi që ajo i ka lënë fotografisë në të cilën vjen me stil të ri të flokëve të ngjyrosura  në të zezë. /Lajmi.net/