Paralajmërohet bllokimi i Qeverisë (Video)

Fatin e Kuvendit shumë shpejt mund ta ketë edhe Qeveria e Kosovës. Kjo për faktin se partitë opozitare shumë shpejt pritet të përshkallëzojnë veprimet e tyre.

Lajme

19/10/2015 22:09

pozitarët kanë deklaruar për Tribuna Channel se përveç bllokimit të Kuvendit synojnë edhe bllokimin e Qeverisë. Këtë gjë do ta bëjnë duke i ftuar qytetarët që të protestojnë para hyrjes se Qeverisë, gjë e cila do të ndikonte në bllokimin e funksionimit të Qeverisë.

Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje thotë se zbatimi i këtyre marrëveshjeve në Republikën e Kosovës e zhbën Republikën dhe në këto rrethana, qytetarët sipas tij, nuk do të qëndrojnë duarkryq dhe nuk do të lejojnë zhbërjen e saj. Ai thotë se pjesë e kundërshtimit  në mënyre të pashmangshme do të jenë edhe protestat.

YouTube player