Paralajmërohen të gjithë prindërit që mbajnë Samsung, largojeni menjëherë nga fëmijët

Një vajzë 7-vjeçare ka marrë plagë të tmerrshme në këmbën e majtë, pasi smartphone-i që përdorte i shpërtheu në xhep.

Lifestyle

18/09/2017 20:17

Ariana Aitzhan po luante në kopësht në kryeqytetin Astana të Kazakistanit, kur prindërit e saj e dëgjuan të ulërinte.

Ata vrapuan jashtë për të parë se çfarë kishte ndodhur dhe mësuan prej shokëve të vajzës s ëtyre se telefoni i saj celular Samsung Galaxy S2 i kishte shpërthyer në xhepin e pantallonave. Vajza u shtrua në spital, ku duhet të kryejë një transplant lëkure.

Babai i Arianës tregon se një fqinj e kishte dëgjuar vajzën të ulërinte dhe i kishte hequr pantallonat, por në atë moment një pjesë e lëkurës së këmbës ishte hequr bashkë me xhinset.

Sipas babait të vajzës djegia është shumë e thellë, shkruan Mirror. Samsung ofroi të paguante të gjitha faturat e mjekimit të vajzës, por babai i saj refuzoi, pasi i trembej faktit se në këtë mënyrë ajo çfarë i ndodhi vajzës së tij do të qëndronte e fshehtë.