Paralajmërohen protesta të dhunshme në Shqipëri, “deri në rrëzimin e Edi Ramës”

Deputetja e LSI, Kejdi Mehmetaj, ka paralajmëruar përshkallëzim të protestave në vend, deri në rrëzimin e qeverisë Rama.Në studion e Report Tv, Mehmetaj deklaroi se Rama dhe kjo qeveri nuk e ka të gjatë, duke shtuar se qytetarët i kanë parë gabimet e saj.

Lajme

16/12/2017 19:59

Ajo shtoi se nuk ishte vetëm vendimi i LSI për të dalë në protesta, por edhe i qytetarëve, dhe se janë pikërisht këta të fundit që do të përcaktojnë përmasat e protestës.

“Nuk është një gjë që varet vetëm nga ne. Për të dalë në protestë nuk ishte një vendimmarrje vetëm nga ne, na shtyn dhe qytetarët, sepse e thënë në gjuhën e qytetarëve ‘nuk mban më’. Përmasat e protestës do ia japin qytetarët. Ne nuk do ndalemi me kaq, do vijojë me gjitha grupet e interesit. Do bëjmë protestë deri sa kjo qeveri të mos jetë më. E them me bindje se Rama dhe kjo qeveri nuk e kanë të gjatë. Populli është këtu, i ka sytë në ballë, dëgjon e shikon, ndaj dhe kjo nuk mund të tolerojë më”, tha Mehmetaj.

Ndërkohë, opozita e bashkuar, PD dhe LSI, kanë vendosur të nisin protestat ditën e hënë, të cilat pritet të vazhdojnë edhe ditët në vijim.