Paralajmërohen protesta para Rektoratit të UP’së

Organizata “Demokracia Studentore” nëpërmjet një komunikate për media ka kërkuar nga senati i Universitetit të Prishtinës që të respektohet vendim i Gjykatës Themelore që ka rrëzuar nenin e Statutit të Universitetit të Prishtinës me të cilin kufizohet mosha për ata që konkurrojnë për t’u bërë profesor në UP.

Lajme

17/01/2019 20:14

Mexhid Ramusa nga Organizata Demokracia Studentore ka thënë se studentët janë të shqetësuar për mos zbatimin e vendimit të gjykatës në lidhje me këtë çështje, ndryshe mosrespektimi i këtij vendimi paraqet shkelje për të drejtat e njeriut.

“Askush që ka gradën shkencorë ‘doktor i shkencave’ dhe që ka kaluar moshën 50-vjeçare, e që paraprakisht nuk ka tri vite përvojë pune ky vendim është në kundërshtim me kushtetutën e Republikës së Kosovës dhe kundër lirisë dhe të drejtave të njeriut”, tha ai.

Ai paralajmëroi se studentët në ditët ne vijim do të organizojnë aksione simbolike dhe protesta para Rektoratit.