Paralajmërimi i mjekëve për të gjithë meshkujt: Pushoni të bëni këtë gjë me prezervativin, sepse është rrezik!

Prezervativët janë të dedikuar për një përdorim.

Lifestyle

18/09/2018 20:46

Përdorimi i prezervativit gjatë seksit është shumë i thjeshtë: hapeni paketimin, vendoseni në penis dhe pas seksit hidheni në bërllok dhe herën tjetër përdoreni të riun, transmeton Telegrafi.

Prezervativi përdoret vetëm një herë! Edhe pse për shumicën duket e çuditshme, ekzistojnë njerëz të cilët riciklojnë prezervativët dhe i përdorin disa herë.

Qendra për kontrollin dhe preventivën e sëmundjeve është detyruar të bëjë publikim nëpërmjet të cilit apelon te të gjithë përdoruesit e prezervativëve.

– Po e publikojmë këtë sepse njerëzit këtë gjë e bëjnë. Mos i lani prezervativët tuaj! Përdorni të rinj dhe të papërdorur për çdo marrëdhënie seksuale, qëndron në komunikatë.

Përdorimi i serishëm i prezervativit shton shanset që ai të shqyhet gjatë përdorimit të ardhshëm dhe nuk do të jetë i mirë për mbrojtjen nga shtatzënia e padëshiruar dhe sëmundjet seksualisht të transmetueshme.

Edhe pse ende na duket e pabesueshme, hulumtimet tregojnë që shumica e njerëzve e përdorin prezervativin ashtu siç nuk duhet.

Gabimi më i madh është që verifikojnë a është prezervativi i dëmtuar, sepse 75 për qind e meshkujve e hedh para se të verifikojë nëse është i shqyer gjatë seksit.

Gabimet e tjera janë heqja e prezervativit shumë shpejt, duke mos i lënë pak hapësirë në majë prezervativit për spermën dhe vënia mbrapsht.

Përdorni prezervativët në mënyrën e duhur. Sot mund t’i gjeni në të gjitha barnatoret dhe në marketet e furnizuara mirë. Nuk ka nevojë që një prezervativ ta përdorni disa herë.