Paralajmërime se këtë muaj Toka do të jetë në errësirë për 3 ditë

Teoricienët konspirativë kanë paralajmëruar se do të ndodhë një konvergjencë e rrallë në mes pesë planetëve e cila do të shkaktoj që në tokë të jetë tre ditë terr- dhe kështu do të vijë fundi i botës.

Bota

09/02/2016 17:11

Pesë planetët- Merkuri, Venera, Saturni, Marsi dhe Jupiteri- të cilët mund të shihen pas një dekade, mund të shihen natën, shkruan Daily Star, transmeton lajmi.net.

Ndjekësit amatorë të UFO-ve kanë paralajmëruar se një ngjarje spektakulare e cila është e bazuar mbi një profetësi antike do të ndodhë, e cila sipas tyre do të shpie në Fundin e Botës.

Mercury, Venus, Saturn, Mars and Jupiter are shown aligned

Ata kanë parashikuar se ky grupim yjor mund të shkaktoj tërheqjen gravitacionale të planetëve gjë e cila mund të shkaktoj tërmete, rritjen e nivelit të ujërave, madje edhe një ndryshim apolitik polar në Tokë.

Në faqet si Truthernews thuhet se kalendari hënor dhe kjo tërheqje e rrallë planetare do të shkaktoj “Tre Ditë të Errësirës” në Tokë, transmeton lajmi.net.

Ky fenomen i rrallë, këta teoricienë amatorë e bazojnë në disa të dhëna të lashta. Shumë shenjtorë katolik, përfshirë edhe Shën Hidegardin, Pio dhe Pietrelcina, Anna Maria Taigi kanë profetizuar se bota do të mbesë në errësirë të plotë për  tre ditë, përpara se të vijë fundi i botës.

Jahenny- i njohur si Breton Srifmatist- ishte një grua franceze e cila ka vdekur në vitin 1941. Ai ka paralajmëruar se kur do të ndodhë Tre Ditë të Errëta në Tokë, atëherë do të vijnë djajtë dhe do të vrasin të gjithë qeniet e gjalla.

Marie Julie Jahenny

Ajo ka parashikuar se errësira do të ndodhë në ditën e enjte, premte dhe të shtunë.

Në ditën e fundit të këtyre ditëve të errëta, këta teoricienë thonë se do të ndodhë përplasja e 5 planeteve drejt Saturnit dhe kjo sipas tyre do të ndodhë më 20 shkurt, transmeton lajmi.net.

Francezja po ashtu ka parashikuar se shenjat se fundi i botës është duke ardhur vetëm sa janë duke u rritur.

NASA ka dalë me një qëndrim lidhur me këtë çështje. Zëdhënësja e këtij institucioni ka thënë se “edhe nëse ndodhë tërheqja e tillë ne mes të pesë planetëve, efektet në planetin Tokë as që do të vërehen. Një fenomen i tillë ka ndodhur edhe në vitin 1962 , pastaj në vitin 1982 dhe e fundit ka qenë në vitin 2000”, thotë ajo, duke tentuar që të mbështesë qëndrimin e saj se njerëzit në Tokë janë të sigurt.

Se kur do të ndodhë fundin i botës askush nuk e di por herë pas here dalin disa persona që thonë se e ditë datën e saktë./lajmi.net