Paralajmërim për prodhime të rrezikshme

Për të mbrojtur konsumatorët Bashkimi Evropian ka krijuar një sistem paralajmërimi të shpejtë. Ky sistem po shfrytëzohet. Vetëm vitin e kaluar alarm paralajmërues për prodhime të rrezikshme u dha 2.200 herë.

Bota

17/03/2018 09:08

Që prej vitit 2004 autoritetet e vendeve të ndryshme evropiane kanë vënë alarmin dhe paralajmërojnë njëra-tjetrin kur diku në BE dhe në tri vende të tjera që marrin pjesë, zbulohet një produkt i rrezikshëm. Komisioni I BE bëri të ditur se në vitin 2017 ka pasur rreth 4.000 aksione për kthim produktesh, ndalim shitjeje apo ndalim importimi. Njëlloj si edhe një vit më parë.

Rrezik në dhomën e fëmijëve

Fëmijët janë ata që rrezikohen më shumë, sepse vitin e kaluar nga BE janë nxjerrë nga qarkullimi më shumë lodra se çdo produkt tjetër. Gati një në tre njoftime për produkte të rrezikshme (gati 29 përqind) ka qenë lodra për fëmijë, pasuar nga automjetet (20 përqind) dhe veshjet (12 përqind).

EU Kommission Rapex Bericht 2018 (picture-alliance/dpa/BELGA/D. Waem)

Mes lodrave të njoftuara 10 përqind janë të ashtuquajturat fidget spinner. Ato kanë pasur kimikale të rrezikshme ose bateri, që mund të gëlltiten prej fëmijëve.

Nga lëndimet deri tek ndalja frymës

Jo gjithnjë rastet përfundojnë pa dëme. Ndër rreziqet e paralajmëruara vitin e kaluar rreziku i lëndimit ka qenë më i larti, me 28 përqind. Në vend të dytë ndodheshin rreziqet kimike (22 përqind), ndjekur nga rreziku i mbytjes gjatë gëlltitjes.

Fidget Spinner (picture alliance/dpa/L Mirgeler)Mes lodrave të njoftuara 10 përqind janë të ashtuquajturat fidget spinner

Made in China

Më shumë se gjysma e produkteve të rrezikshme kanë ardhur vitin e kaluar nga Kina. Edhe një vit më parë prodhimet “made in China” kanë qenë në krye të listës

Bildergalerie Rapex Gefährliche Produkte (AP)

.

Në Gjermani zbulohet dhe lajmërohet pjesa më e madhe e produkteve të rrezikshme – pikërisht rreth 350. Kjo ka të bëjë me madhësinë e tregut, volumin e importeve dhe eksperiencën e kontrollorëve, thotë Komisioni i BE.

Tregtia përmes portaleve online

Problemi më i madh është se konsumatorët blejnë gjithnjë e më shpesh direkt online në vendet e treta. Në rastin e blerjeve të tilla është e vështirë të sigurosh që këto produkte t’u përgjigjen standardeve të BE.

Ndërkohë BE është duke zhvilluar bisedime me tregtarët që shesin prodhime online si Amazon, Ebay, kompaninë kineze Alibaba ose atë gjermane Otto-Gruppe.

DW Shift Geschichte von Ebay EINSCHRÄNKUNG (DW)

Ata duhet të japin vetë të dhëna pavarësisht nga kërkesat e ligjit. Për shembull kompanitë mund të shohin cilat produkte janë afishuar si të rrezikshme në platformën e BE dhe të hyjnë në kontakt me kompanitë që i ofrojnë ato./DW