Parakalimet në F1, masa për rritjen e tyre
Në fakt Këshilli Botëror i FIA, Grupi Strategjik e Komisioni i Formula 1 miratuan disa masa që s’do të hyjnë në fuqi sezonin e ardhshëm.
Sport
Janë zhvilluar 4 gara në këtë sezon të ri të Botërorit të Formula 1 dhe emocionet e surprizat nuk kanë munguar, madje në këto 4 gara ka pasur 3 fitues të ndryshëm.
E megjithatë kjo nuk e pengon Liberty Median e Federatën Ndërkombëtare të Automobilizmit të ndërmarrin iniciativa për të mundësuar rritjen e parakalimeve gjatë garave duke nisur që nga kampionati i vitit të ardhshëm.
Sipas këtyre masave, makinat e vitit të ardhëm duhet të ndryshojnë krahët anësore te të tyre në mënyrë që të krijohet edhe një efekt më i madh në momentin e përdorimit të sistemit DRS që do të thotë një favorizim i parakalimeve, transmeton “Top Channel”.
Këto propozime u bënë pas Çmimit të Madh të Australisë ku të gjithë u ankuan për mungesën e parakalimeve gjatë garës, ndërkohë që votimi për këto masa u bë në 30 prill.