Paradoks serb, Shesheli shfaqet si Mandela

Partia Radikale Serbe, në fushatën e saj zgjedhore po garon me sloganin “Dr.Vojislav Sheshel, luftëtar kundër robërisë së Serbisë dhe serbëve”. Zyrtarët e kësaj partie thotë se Sheshel është njësoj sikurse Mandela.

Lajme

25/02/2014 17:43

Vojislav Sheshel thuhet të ketë ngjashmëri me simbolin e lirisë dhe luftës kundër robërisë, Nelson Mandela.

Kështu të paktën mendojnë anëtarët e Partisë Radikale Serbe, të cilët tashmë kanë filluar fushatën zgjedhore në qytetet më të mëdha në Serbi, duke përfshirë këtu Beogradin dhe Novi Sadin.

Panoja e madhe e vendosur në skenën e fushatave, pasqyron ish të akuzuarin për krime lufte Vojislav Sheshel, përkrah ish-Presidentit Jug-afrikan Nelson Mandelës, me sloganin “Dr. Vojislav Sheshel, luftëtarë kundër robërisë së Serbisë dhe serbëve”, raporton BalkanInsight.

“Vojisllav Sheshel është simbol i rezistencës së popullit serb kundër rendit të ri botëror dhe hegjemonisë euro-atlantike. Shesheli është një nga antiglobalistët më të njohur botërorë,” tha zyrtari i Partisë Radikale Serbe, Gjuragj Jakshiq, pas fushatës në Novi Sad të hënën.

 

Partia Radikale Serbe akoma i qëndron idesë për Serbinë e Madhe. Ndërkaq, Vojislav Sheshel ndodhet akoma në Hagë nën akuzat për krime kundër njerëzimit kundër popullatës joserbe në Bosnjë, Kroaci dhe në Vojvodinë në periudhën mes vitit 1991 dhe 1994.