Parada madhështore me lule në nderim të piktorit Van Gogh (Foto)

Çdo vit parada ‘Bloemencorso Zundert’ feston statusin e saj si furnizuesi global i luleve ‘dahlia’.

Fun

10/09/2015 09:44

Zundert, një komunë dhe qytet i vendosur në jug të Holandës i jep çdo herë pamje madhështore me lule kësaj parade, duke përdorur 600,000 lule dahlia vetëm për një punim.

Këtë vit parada u frymëzua nga puna e Vincent Van Gogh, i cili kishte lindur aty 162 vjet më parë. Përderisa festivali nuk shfaqë zakonisht një temë të veçantë, këtë herë është nderuar njeriu më i famshëm i këtij qyteti.

Disa paraqitën fytyrën e Van Gogh gjithandej me lule, në stil të ngjashëm me një nga vetë-portretet e tij. Të tjerët replikuan veprat e tij më të famshme të artit, përderisa të tjerët u frymëzuan nga përdorimi i ngjyrave të gjalla nga ai.

Ndërsa parada ishte modeste në madhësi, duke shfaqur qerre që tërhiqeshin nga kuajt apo biçikleta të mbuluara me lule, ngjarja është rritur në mënyrë dramatike, transmeton Lajmi.net.

Njëzet fshatra marrin pjesë dhe qindra njerëz nga çdo fshat në mënyrë vullnetare vendosin së bashku lule gjithandej.

Çdo fshat punon shumë për të mposhtur konkurrentët e tij, me dizajne të cilat bëhet më ambicioze çdo vit, me një krijim që përmban deri në gjysmë milioni lule. (Lajmi.net)

vg-flowers vg-flowers2 vg-flowers3 vg-flowers8 vg-flowers9vg-flowers5 vg-flowers6 vg-flowers7