Parada e Krenarisë në Kosovë! Këto janë artistet shqiptare që përkrahin komunitetin LGBTI

Vitin e kaluar, saktësisht më 10 tetor u shënua Parada e Parë e Krenarisë në Kosovë e komunitetit LGBTI dhe përkrahësve.

ShowBiz

11/10/2018 14:29

Edhe sivjet motoja e tyre ishte e njëjtë si vitin e kaluar, shkruan lajmi.net

‘Në emër të Dashurisë’, në qendër të Prishtinës u mblodhën një numër i madh i njerëzve për t’i përkrahur ata.

”Kjo moto ka për qëllim ngritjen e vetëdijes te qytetarët për të treguar që komuniteti LGBTI ashtu si edhe gjithë shoqëria mund të duan dhe të dashurojnë,  si dhe largimin e paragjykimeve që shoqëria kosovare i ka për komunitetin. Gjithashtu, ftohen institucionet relevante që të angazhohen më shumë në zbatimin e ligjeve, strategjive të parandalimit të dhunës ndaj komunitetit LGBTI dhe ofrimin e shërbimeve në mbrojtjen dhe mirëqenien e viktimave” është sqaruar kuptimi i saj në një njoftim të mëhershëm.

Janë disa nga artistët shqiptarë që si vitin e kaluar ashtu edhe sivjet u kanë dhënë mbështjetje këtij komuniteti.

Dua Lipa- Vitin e kaluar duke qenë se ishte hera e parë që është organizuar një Paradë e tillë në qendër të vendlindjes së saj, Dua Lipa nëse jo me pjesëmarrje nga larg ka shkruar një status me të cilin e ka mbështetur këtë komunitet.

”Kosova e pati paradën e parë të krenarisë sot në Prishtinë. Dashuria është dashuri. Në emër të dashnisë”, kishte shkruar ajo pranë postimit.

Era Istrefi- Këngëtarja shqiptare poashtu me famë në botë, Era Istrefi, vitin e kaluar i dha mbështetje Paradës së Krenarisë. Duke qenë se në 2017-tën ishte hera e parë që në Kosovë mbahej një Paradë e tillë, ky fakt e bënte Erën që të mburrej.

Era edhe sivjet e ka mbështetur organizimin e komunitetit LGBTI dhe këtë e ka bërë nëpërmjet publikimit të disa fotografive në Instastory, nga vendi i ngjarjes.

Kujtojmë se ajo ishte pjesëmarrëse edhe në njërën nga Paradat e mbajtura në New York, atje ku edhe ka qenë e thirrur për të performaur. Prandaj zgjodhi që pikërisht dje ( e mërkurë ) kur u mbajt Parada në Prishtinë të kthehet në kohë për t’i publikuar disa fotografi me të cilat u kthye në kohë.

Beatrix Ramosaj- Këngëtarja Beatrix Ramosaj poashtu ka dalë haptas për të treguar se i përkrahë komunitetin LGBTI.

Ajo e bëri një gjë të tillë nëpërmjer postimit të një fotografie, vitin e kaluar kur u mbajt Parada e parë dhe pranë këtij imazhi ka shkruar: Një dashuri.

Sivjet Beatrix ishte fokusuar në publikimin e disa fotografive të saj ‘hot’ por jo edhe të Paradës që u mbajt dje.

Agnesa Vuthaj- As mbështetja e Agnesa Vuthajt për komunitetin LGBTI nuk ka munguar. Bukuroshja shqiptare poashtu ka dalë haptas për të treguar se ‘Dashuria është dashuri’.

Duke qenë se vitin që lam pas u dha mbështetje me një postim, sivjet nuk e ka bërë një gjë të tillë por kjo nuk do të thotë që ajo nuk vazhdon t’i mbështes ata.

Vesa Luma- E këngëtarja Vesa Luma zgjodhi rrjetin social Facebook, për të protestuar duke kujtuar këngën e saj “I ndaluar”, një këngë që trajtonte temën e çdo dashurie të ndaluar, dhe si të tillë, ajo po e cilësonë edhe dashurinë mes gjinisë së njëjtë sot. Në fund të postimit, Luma bëri thirrje për dashuri.

Ky reagim poashtu ka qenë vitin që lam pas për ta kuptuar se edhe Vesa si një artiste e suksesshme që është, përkrahë komunitetin e tillë.

 

Adelina Ismaili- Në kohën kur u mbajt Parada e parë e Krenarisë në Kosovë, Adelina Ismaili nuk ishte edhe aq aktive në rrjete sociale, por as nuk gjendej në vendlindje për t’i përkrahur nga afër.

Meqenëse kohëve të fundit po e shohim më aktive në rrjete sociale, po kalon kohën në Kosovë, kryesisht Prishtinë, ajo e ka shfrytëzuar rastin që të marrë pjesë në Paradën e Krenarisë që u mbajt dje ( e mërkurë ).

Këngëtarja shqiptare ftesën e mori nga njëri prej transgjinorëve të parë Lendi Mustafa, të cilin më pas u pa duke e përqafuar.

Blerta Zeqiri- Në mesin e artistëve shqiptarë që përkrahin komunitetin LGBTI hyn edhe regjisorja Blerta Zeqiri.

Se ishte e pranishme në Paradën e Krenarisë e bëri të ditur vetë nëpërmjet publikimit të një fotografie në Instastory ku shihet me këngëtaren e lartëpërmendur, Adelina Ismailin.

Këta ishin disa nga artistët shqiptarë që përkrahin komunitetin LGBTI mirëpo ka edhe të atillë që nuk e bëjnë një gjë të tillë.

Në ‘listën’ e atyre që kanë reaguar publikisht kundër Paradës që u mbajt dje ( e mërkurë ) në qendër të Prishtinës vlenë të përmenden Gold AG dhe Stresi.

Arian Agushi- Rreth orës 12 kur edhe po mbahej Parada e Krenarisë në Prishinë, i menjëhershëm ka qenë reagimi i reperit të njohur, Argian Agushi – Gold AG.

Për dallim prej atyre që e përkrahin këtë komunitet, reperi ka reaguar kundrejt Paradës së Krenarisë nëpërmjet një postimi në llogarinë e tij në Facebook.

”Kan ardhë kohë të mjera, me u mbledh burra te SKENDERBEJ e me u mburrë që janë PEDERA”, ishin fjalët e tij për të reaguar më pas edhe me një postim tjetër në Instastory.

Stresi- Njësoj si kolegu i tij reper, Stresi ka ironizuar me Paradën e Krenarisë e cila u mbajt dje në Prishtinë.

Këtë e bëri nëpërmjet publikimit të një fotografie të një burri të zhveshur i cili duket sikur të ishte shtatzënë.

As Stesi nuk e pëkrahë komunitetin LGBTI.

https://www.instagram.com/p/BoyatYXniXn/?utm_source=ig_embed

Kjo Paradë pritet që të bëhet tradicionale, dhe data 10-të e muajit tetor të shënoj ditën kur komuniteti LGBTI do të mbledhë njerëz në përkrahje të tyre./Lajmi.net/

A.A