Paracetamoli është i kontaminuar me virusin vdekjeprurës ‘Machupo’?

Paralajmërimet pohuan se paracetamoli është i kontaminuar me një virus të rrezikshëm dhe përdorimi i saj duhet të shmanget.

Lajme

11/01/2018 20:48

Keni kujdes, mos merrni paracetamol që vjen me shkrim P/500.

Është një paracetmaol i ri, i bardhë me shumë shkëlqim, në të cilin doktorët kanë vërtetuar se përmban virusin ‘machupo’, që konsiderohet si një nga viruset më të rrezikshme në botë, me një shkallë të lartë të vdekshmërisë.

Machupo, i njohur gjithashtu si ‘virusi hemorragjik bolivian’ është endemik në Bolivinë Veriore dhe Lindore dhe zakonisht përhapet përmes ajrit dhe ushqimit.

Sipas paralajmërimeve, paracetmaoli i ri ‘shumë i bardhë dhe me shumë shkëlqim’ P/500 është i kontaminuar me patogjen, duke paraqitur një rrezik të madh të infeksioneve.

Zyrtarët e shëndetësisë publike kanë lëshuar deklarata ku konfirmojnë se këto nuk janë thashetheme mirëpo janë të vërteta dhe të besueshme, raporton snopes, transmeton lajmi.net

Virusi Machupo gjithashtu përhapet edhe përmes kontaktit të drejtpërdrejtë.

Virusi Machupo vjen si burim nga përshtyma, urina e brejtësve të infektuar dhe kështu bëhet një bartës i virusit.

Ndërkaq në Malajzi, Ministria e Shëndetësisë ka rrëzuar poshtë këto ‘thashetheme’ që qarkullojnë në mediat sociale se tabletat P/500 Paracetamol përmbajnë virusin ‘machupo.’

Drejtori i përgjithshëm i Shëndetësisë së Malajzisë, Dr. Datuk Noor Hisham Abdullah tha se ashtu si shumica e viruseve, Machupo nuk mund të jetojë në mjedise të thata, siç janë tabletat e paracetamolit.

‘Virusi Machupo është karakterizuar në grupin Arenavirus i cili mund të shkaktojë ethe hemorragjike. Për momentin, virusi mund të gjendet vetëm në Amerikën e Jugut. Është përhapur përmes urinës ose fekaleve të brejtësve të infektuar’ tha ai në një deklaratë sot.

Noor Hisham tha se Ministria nuk kishte marrë asnjë raport në lidhje me kontaminimin e paracetamolit nga autoritetet për vendet e prodhimit ose në ndonjë vend tjetër deri më tani.

Ne nuk ishim në gjendje të gjejmë ndonjë raport të besueshëm të paracetamolit të ndotur nga virusi Machupo. /Lajmi.net/