Paraburgim për “Burdushin”, flet avokati i tij

Dje Policia e Kosovës ka kryer një bastisje në shtëpinë e mjekut popullor, Hysri Peqani ose ndryshe i njohur si “Burdushi”.

Lajme

17/11/2018 15:01

Ata gjatë bastisjes kanë konfiskuar armë pa leje dhe dokumentacione të ndryshme, 3 vetura dhe një shumë të caktuar të parave, transmeton lajmi.net.

Policia gjithashtu ka arrestuar Hysri Peqanin dhe të njëjtin e kanë dërguar në mbajtje, ndërsa sot prokuroria ka kërkuar që të shqiptohet masa e paraburgimit.

Lajmi.net ka kontaktuar Asdren Hoxhën, avokatin e të dyshuarit për ta pyetur në lidhje me çështjen dhe ai është shprehur se e kanë kundërshtuar fuqishëm vendimin e prokurorisë.

“E kemi mbajt seancën, prokuroria ka kërkuar caktimin e paraburgimit, ndërsa ne fuqishëm e kemi kundërshtuar dhe po presim tani për vendimin e gjyqtarit”, është shprehur Asdren Hoxha, avokati i “Burdushit”.

Hoxha gjithashtu ka thënë se çështja e klientit të tij është krejtësisht e pabazuar në prova dhe beson fuqishëm se kërkesa e prokurorit do të refuzohet.

“Ne besojmë që kërkesa e prokurorit do të refuzohet, sepse është absolutisht e pabazuar. Provat mendoj që janë jorelevante, çështja është e pabazuar në prova”, ka përfunduar Hoxha. /Lajmi.net/