Paraburgim për ‘agjentin e rremë’ të AKI-së

Gjykata Themelore e Prishtinës ia ka caktuar 30 ditë paraburgim të dyshuarit me iniciale E.J. i cili dyshohet për tre vepra penale, falsifikim i dokumentit, prezantim i rremë dhe spiunazh.

Lajme

13/12/2018 12:45

Lajmin e konfirmoi prokurori i rastit Kujtim Munishi.

“Bëhet fjalë për tri vepra penale, falsifikim dokumenti, prezantim i rremë dhe spiunazh, ndaj të dyshuarit është bërë kërkesa për paraburgim dhe kjo kërkesë është aprovuar nga Gjykata”, tha Munishi.

Munishi nuk dha detaje nëse personi i dyshuar si pjesëtarë i AKI-së  ka realizuar pagë, apo ndonjë përfitim gjatë kohës për të cilën dyshohet. /kallxo.com