Paraburgim ndaj njërit nga të dyshuarit për vrasjen në Ferizaj

1 muaj paraburgim për A.A

Lajme

19/06/2018 18:04

Gjykata Themelore në Ferizaj, ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Ferizajt, për caktimin e masës së paraburgimit, ndaj të pandehurit A.A shtetas i Kosovës. për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale pjesëmarrja në rrahje nga neni 190 paragrafi 2 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK) dhe veprën penale të kryer ë bashkëkryerje lëndim i lehtë trupor nga neni 188 paragrafi 2 të KPRK-së.

I pandehuri A.A, (së bashku me të pandehurit D.Sh dhe M.M) dyshohet se në një kafiteri në Ferizaj, pas një mos marrëveshje të më hershme me tani të ndjerin E.I, ishin nisur të përgatitur për në kafiteri, ku e kanë ditur se gjendet tani i ndjeri E.I dhe pasi hynë në kafiteri në mënyrë të befasishme duke e goditur disa herë me thikë tani të ndjerin dhe duke i shkaktuar plagë vdekjeprurëse, ndërsa i shkaktojnë lëndime trupore të dëmtuarit E.Sh, dhe I,E me të cilat veprime po ashtu kanë shkaktuar frikë te pjesëmarrësit në kafiteri. , thuhet në njoftimin e dërguar nga Gjykata Themelore e Ferizajt.

“Me këto veprime i pandehuri A.A dyshohet se ka kryer veprën penale pjesëmarrja në rrahje nga neni 190 paragrafi 2 të KPRK –së dhe veprën penale të kryer në bashkëkryerje lëndim i lehtë trupor nga neni 188 paragrafi 2 të KPRK-së dhe bazuar në nenin 187 paragrafi 1 të Kodit të Procedurës Penale të Republikës së Kosovës, i është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej një (1) muaj”, thuhet në njoftim./21Media