Para se të hani vezë, kontrollojeni ngjyrën e të verdhës së saj

A keni menduar ndonjëherë se çfarë ngjyre duhet të ketë e verdha e vezës? Duket se kjo është shumë e rëndësishme në fakt.

Lifestyle

14/01/2017 21:11

Rreth 100 vjet më parë, shkencëtarët zbuluan se ngjyra e të verdhës së vezës përcaktohet nga një numër karotenoidesh që përmban.

Këta janë antioksidantët që ndihmojnë në formimin e vitaminës A, e cila ndihmon përmirësimin e gjendjes së eshtrave tanë. Kështu, sa më e pasur të jetë ngjyra e të verdhës së vezës, aq më shumë përbërës të shëndetshëm ka për trupin tonë, transmeton Gazeta Express.

Ngjyra e të verdhës së vezës varet direkt nga ajo se çfarë ka ngrënë pula. Nëse ka pasur ndonjë ushqyerje jo fort të mirë, atëherë e verdha e vezës do të jetë me ngjyrë të verdhë të zbehtë.

Në qoftë se ushqimi i pulës ka përmbajtur misër, bimë dhe insekte, atëherë ngjyra do e të verdhës së vezës do të jetë më e portokalltë.

Në përgjithësi, preferohet që të konsumohen vezët që kanë të verdha ngjyrë të ndezur portokalli, pasi që këto vezë përmbajnë sasinë maksimale t përbërësve për të cilët trupi ynë ka nevojë.