Para publikimit të këngës së re, Arilena Ara shfaqet energjike nga palestra

Arilena Ara tashmë është shndërruar në një nga këngëtaret më të suksesshme shqiptare.

ShowBiz

30/05/2018 10:10

Ajo për publikun u bë e njohur që kur ka qenë triumfuese e shout “X Factor Albania 2”, e cila më pas ka sjell edhe shumë hite, shkruan lajmi net.

Duke qenë se është aktive në rrjetet sociale, Ara shpesh ndan me ndjekësit postime të llojllojshme qoftë për veprimtarinë apo ato nga jeta e përditshme.

Në një video të fundit këngëtarja shqiptare shfaqet atraktive nga palestra e cila paralajmëron se kjo është hera e fundit para se të përgatitet për këngën.

“Hera e fundit para se të lansoj projektin e ri”, ka shkruar ajo bashkangjitur videos.

“Zemër”, është kënga e fundit që ka publikuar Arilena që numëron mbi 1 milion klikime në kanalin zyrtar, Youtube. /Lajmi.net/

https://www.instagram.com/p/BjX4KAXhc-p/?hl=en&taken-by=arilenaaraa