Para performancës, Dua Lipa thotë disa fjalë në gjuhën shqipe

Këngëtarja shqiptare mbrëmë u ngjit në skenën e 'Sunny Hill Festival" rreth orës 00:40.

ShowBiz

11/08/2018 14:50

Para performancës ajo përshëndeti publikun shqiptar e cila po ashtu kërkoi nga fansat që të këndonin dhe të kërcenin bashkë me të, shkruan lajmi net.

“Prishtinë a po e keni nxehtë pak a hiç, disa po e disa jo, secilin njeri në këtë audiencë po më duhet me pa tu kcy tu knu e tu piskat çka të dush po du me ju pa tu livrit, kjo është e para, a jeni gati?”, ka thënë ajo e cila më pas filloi me këngët e saj.

Dua e ka nisur me “Blow your mind” e deri tek bashkëpunimi me Calvin Harris “One Kiss”, që vazhdon të kryesojë toplistat britanike tash e një kohë. /Lajmi.net/

https://www.instagram.com/p/BmVmAHah3qO/?taken-by=artistet_shqiptare