Para pak ditësh festuan bashkë, Bebe ‘harron’ ta urojë Duan për çmimet

Bebe Rexha ende nuk e ka uruar Dua Lipën për dy çmimet që i fitoi në ceremoninë "Grammy".

ShowBiz

12/02/2019 09:55

“Grammy Awards” vazhdon të jetë ngjarja më e përfolur në shoubiz këto ditë, shkruan lajmi.net.

Dua Lipa dhe Bebe Rexha ishin dy shqiptaret që morën pjesë në këtë ceremoni, madje të dyja ishin të nominuara në nga dy kategori.

Fatkeqësisht, Bebe nuk ka arritur ta marrë ndonjë çmim, por ishte Dua ajo që rrëmbeu dy të tilla.

Dua Lipa ka fituar pikërisht në kategorinë ku po garonin bashkë me Beben, pra atë për “Artisten më të mirë të re”.

Pasi mori këtë çmim, këngëtarja është uruar nga emrat e njohur të muzikës, miqtë dhe fansat.

Por, ajo që të bie në sy është fakti që Bebe Rexha ka ‘harruar’ ta urojë atë, ani pse para se të mbahej kjo ceremoni kishin festuar bashkë në ndejën që u organizua para “Grammy Awards”.

Përveç Bebes, as Rita Ora nuk e uroi atë, ani pse u bë këngëtarja e parë shqiptare që arrin të shpërblehet me çmim në “Grammy”. /Lajmi.net/

https://www.instagram.com/p/BtuufOIBwcR/