Para nisjes në Rusi, Era Istrefi ndalet në Nju Jork

Era Istrefi është zëri i këngës zyrtare të Kampionatit Botëror "Rusia 2018".

ShowBiz

12/06/2018 08:19

Këngën me titull “Live it Up” ajo e këndon bashkë me Will Smith dhe Nicky Jam, shkruan lajmi.net.

Tashmë kënga është publikuar edhe me videoklip në kanalin YouTube, duke marrë 14 milionë klikime për vetëm katër ditë.

Pak ditë para nisjes për në Rusi, ku edhe mbahet Kampionati Botëror, Era ka ndaluar në Nju Jork.

Duket se këngëtarja po shijonte në maksimum këtë udhëtim, ngase publikoi disa imazhe radhazi nga vendet që vizitoi. /Lajmi.net/