Para dy javësh u aksidentua, dje ndërroi jetë një djalë nga Prizreni

Më 10 korrik kishte ndodhur një aksident trafiku në fshatin Vlashnjë të Prizrenit, lëndime të rënda kishte pësuar një person i gjinisë mashkullore. Edhe pas trajtimeve mjekësore ai nuk ka mundur t'u bëjë ballë plagëve, raporti i sotëm i Policisë së Kosovës njofton se i njëjti ka ndërruar jetë dje.

Lajme

24/07/2018 11:08

“Fsh. Vlashnjë, Prizren 10.07.2018 – 21:40. Me datë, 23.07.2018, viktima mashkull K/Shqiptar, i cili ishte i lënduar gjatë një aksidenti në trafik ka ndërruar jetë. Trupi i pa jetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion”, thuhet ndër të tjera në raportin e Policisë.

Për shkak të numrit të shtuar të aksidenteve me fatalitet Policia po bën apel për kujdes në komunikacion. Edhe Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj, është shprehur i shqetësuar me numrin e madh të aksidenteve sidomos atyre fatale, ai mbrëmë ka publikuar një slogan “Familja po të pret”.