Para çdo simptome, kjo është shenja e parë që tregon se arteriet janë të bllokuara

Një në katër njerëz ndërrojnë jetë nga sëmundjet kardiovaskulare dhe fatkeqësisht shenja e parë paralajmëruese e një problemi është kur dikush pëson një atak kardiak.

Lifestyle

20/07/2018 21:46

Megjithatë shumë herët para se të ndodhë kjo gjë, trupi jep sinjale të tjera që tregojnë se zemra nuk po funksionon si duhet.
Në kemi shkruar shumë për shenjat e zakonshme si dhimbja e kraharorit që përgjigjet në shpatull, djersët e ftohta, rrahjet e çrregullta të zemrës, këmbët e enjtura etj. Por megjithatë ekzistojnë dhe disa shenja të tjera më të dukshme që paralajmërojnë praninë se sëmundjeve të zemrës, transmeton living.al.

Krijimi i një “rrudhe” vije diagonal në pjesën e tultë të veshit.
Ishte Sanders Frank, një mjek amerikan ai që e përshkroi këtë “fenomen” si shenjën e parë të sëmundjeve kardiovaskulare. Studimet kanë treguar se shfaqja e kësaj shenje lidhet me sëmunundjen e arteriosklerozës, një gjëndje kur brenda artiereve krijohen pllakëza.

Mbi 40 studime kanë dalë në përfundimin se ekziston një lidhje midis kësaj karakteristike dhe sëmundjeve të zemrës.