Paqueta deklarohet për herë të parë si lojtar i Milanit

Lucas Paqueta është deklaruar për herë të parë si lojtar i Milanit.

Sport

23/10/2018 13:32

Lucas Pauqeta ka thënë se nuk mund të zbuloj më shumë, por që është i lumtur për arritjen e marrëveshjes me Milani.

“Nuk mund të them më shumë rreth marrëveshjes kontraktuale, por që jam entuziast dhe shumë i lumtur”, ka thënë fillimisht mesfushori, përcjell “lajmi.net”.

“Para se të kaloj te Milani, dua që tifozëve të Flamengos tu dhurojë titullin”, ka thënë më tej Paqueta.

Kujtojmë se Lucas Paqueta kaloi nga Flamengo te Milani për shumën e 35 milionë eurove. /Lajmi.net/