Papës i jepet fanella ‘false’ e Brazilit

Nuk ishte as origjinale as zyrtare, fanella e Kombëtares së Brazilit, e cila iu dhurua Papa Francis nga presidentja e Brazilit, Dilma Rousseff, gjatë vizitës së saj private në Vatikan. Lajmin e ka bërë të ditur e përditshmja braziliane, ‘O Globo’. Sipas kësaj të fundit, fanella me numër 10, e firmosur nga legjenda braziliane, Pelé,…

Sport

26/02/2014 15:00

Nuk ishte as origjinale as zyrtare, fanella e Kombëtares së Brazilit, e cila iu dhurua Papa Francis nga presidentja e Brazilit, Dilma Rousseff, gjatë vizitës së saj private në Vatikan.

Lajmin e ka bërë të ditur e përditshmja braziliane, ‘O Globo’. Sipas kësaj të fundit, fanella me numër 10, e firmosur nga legjenda braziliane, Pelé, ishte në arkivin e Federatës së Futbollit të Brazilit, ndërsa sot përdoret vetëm për shitësit ambulantë.

Ndërkohë, edhe topi i marrë nga Bergoglio, i nënshkruar nga Ronaldo, nuk ishte i vërteti Brazuca, model i zgjedhur për Botërorin e ardhshëm, i cili do të mbahet gjatë verës pikërisht në vendin jug-amerikan.

Siç dihet, Papa Francis është argjentinas dhe ndoshta ai mund të gjejë kohë për ta përkrahur vendin e tij në ‘Brazil 2014’, pasi dihet se ai është një fans i madh i futbollit.