Paparacët fotografojnë Selenën në plazh, nuk fsheh shenjat nga operimi

Muaj më parë, këngëtarja Selena Gomez ka qenë kryetemë e medieve rozë.

ShowBiz

19/03/2018 13:41

Kjo për shkak të lajmit për ribashkimin e tyre pas disa vitesh, por diçka nuk shkoi mirë dhe çifti janë ndarë përsëri, shkruanl jami.net.

Mediet e huaja raportojnë se shkak i ndarjes së tyre është familja e Selenës  të cilët nuk e kishin pranuar lidhjen e tyre.

Megjithatë, në paraqitjet publike pas gjithë këtyre lajmeve, këngëtarja duket e lumtur dhe po shijon në maksimum çdo minut.

Pas imazheve me biçikletë, ajo u shfaq në plazh ku po shoqërohej nga shoqet e saj, e një detaj që të binte në sy ishte shenja nga operimi në këmbë.

Kujtojmë që këngëtarja ka realizuar transplantimin e veshkës, por pas saj kishte pasur edhe disa komplikime e që kishte edhe ndërhyrje tjera kirurgjike. /Lajmi.net/