Papagalli, tifozi numër 1 i Falcaos

Me përforcimin e ri të Manchester Unitedit, Radamel Falcao, në Angli ka ardhur edhe tifozi i tij më i zjarrtë, papagalli Koko. Ai e feston secilin gol të pronarit të tij.

Sport

08/10/2014 15:20

Një tigër dhe një papagall, kombinim i pazakonshëm. Në Kolumbi ka kohë që është bërë i famshëm por tani ia vlen ta ndajmë së bashku këtë ngjarje të jashtëzakonshme.

Ardhja e Falcaos në Angli ka bërë që me të, të vjen edhe tifozi i tij numër 1, papagalli Koko.

Shumëkush do të thoshte ‘punë e madhe’, por Koko nuk është një papagall i thjeshtë. Ai feston bujshëm secilin prej golave të pronarit të tij.

“Papagalli ynë Koko di t’i thotë disa prej fjalëve si ‘Shënon Falcao’, ‘Gol i bukur’, e terma të tjerë të futbollit”, deklaroi Lorelei Taroni, gruaja e Falcaos.