Papagalli i ulet mbi shpatulla, gazetarja çmendet nga frika (Video)

Brittney Kleyn, shihet qartë që nuk është një adhuruese e zogjve, kjo shihet nga reagimi i saj ndaj një papagalli kur i hip mbi shpatullat e saj në momentin kur ajo fillon të raportoj live.

Fun

31/03/2016 10:03

Rasti ndodhi në Australi kur raportuesja është jashtë Gjykatës së Qarkut, dhe fillon lajmin e saj por që i duhet ta ndërpres menjëherë, transmeton lajmi.net

Në të vërtetë, ajo harron që ka kamerën përpara duke filmuar dhe fillon të ulërijë me të madhe dhe i kërkon dikujt t’i ndihmojë për t’ia larguar nga shpatullat papagallin.

“Oh zoti im, oh zoti im, dikush ta largojë atë, kjo nuk është qesharake”, dëgjohet ajo duke ulëritur.

Megjithatë kolegët e saj vazhdojnë duke qeshur dhe duke u tallur me atë, sepse me të vërtetë ishte qesharake./lajmi.net