Papa ua lau këmbët 12 të burgosurve

Papa Françesku u lau këmbët 12 të burgosurve dhe një foshnje në një institut riedukimi pranë Romës.

Bota

02/04/2015 23:10

Larja e këmbëve, një traditë e krishterë që kujton “Darkën e Fundit” të Krishtit, e cila u zhvillua sot, e që sipas traditës zhvillohet çdo të enjte para festës së Pashkëve, në kujtesë të përuljes së Jezusit, i cili lau këmbët e dishepujve të tij.

papa2

Të burgosurit qanin, ndërsa Papa gërmuqej para tyre, lagte me ujë çdo shputë, e fshinte dhe puthte duke përsëritur ritualin të cilin Jezu Krishti e kishte bërë për apostujt e vet para se të kryqëzohej.

Në gjithë ceremoninë morën pjesë 50 të burgosur, 40 djem dhe 10 vajza të kombësive dhe besimeve të ndryshme.  Në mesin e të burgosurve ishin gjashtë burra e gjashtë gra e një grua me vete kishte sjellë edhe fëmijën e vet.

papa3

Mijëra besimtarë nga e gjithë bota mbërritën në Romë për të marrë pjesë në ceremoni. Gjatë predikimit të tij, Ati i Shenjtë u kërkoi priftërinjve të merren më pak me kërkimin e shpirtit dhe më shumë me njerëzit.

papa4

“Nuk takojmë Zotin duke e kërkuar shpirtin. Duhet të dalim, të takohemi me njerëzit nëpër rrethe, atje ku ka vuajtje, gjakderdhje, verbëri, por edhe te burgosur, skllevër të ligësisë. Besimtarët duhet të largohen nga mesha me atë shprehje në fytyrë që të jep vetëm dëgjimi i një lajmi të mirë”, ishte porosia e Atit të Shenjtë për kardinalët e priftërinjtë e mbledhur në Bazilikën e Shën Pjetrit.

Papa Françesku ka sjellë revolucion të ri në këtë ritual duke ua larë këmbët grave dhe jo katolikëve, duke marrë para sysh se apostuj e Jezusit kanë qenë burra.

papa5