Papa përfundon vizitën në Turqi, lutje për Ukrainën

Papa Françesku dhe lideri shpirtëror gjithortodoksë me seli në Stamboll, Bartolomeu, kanë bërë thirrje për paqe në Ukrainë, duke kërkuar nga të gjitha palët që të ndjekin dialogun, bazuar në të drejtën ndërkombëtare.

Bota

30/11/2014 14:46

Françesku dhe Bartolomeu kanë lëshuar një deklaratë të përbashkët nga Stambolli. Ata po ashtu kanë kërkuar që të marrë fund persekutimi i dhunshëm i të krishterëve nga Siria dhe Iraku, raporton REL.

Dy liderët kishtarë kanë bërë thirrje edhe për dialog konstruktiv me Islamin, bazuar në respektin dhe mirësinë e ndërsjellë.

Papa Françesku ka qëndruar për vizitë treditëshe në Stamboll. Të shtunën, Papa është lutur në Xhaminë e Sulltan Ahmetit, së bashku me Myftiun e Stambollit, Rahmi Yaran.

Gjatë qëndrimit në Ankara, të premten, Papa ka bërë thirrje për dialog ndërfetar.