Papa para largimit bekon djalin e kryeministrit Rama, Zahon

Pas përfundimit të takimeve në Tiranë e në qendrën “Betania” në Fushë-Krujë, Papa Françesku është drejtuar për në aeroportin e Rinasit, ku edhe është takuar me kryeministrin Edi Rama. Ati i Shenjtë, disa minuta para largimit nga Tirana, ka bekuar Zahon, djalin e çiftit kryeministror, Edi dhe Linda Rama, në ambientet VIP të aeroportit "Nënë Tereza". 

Lajme

21/09/2014 20:48

Ndërsa Kryeministri ka përcjellë në rrjetin social “Facebook” emocionet e përshëndetjes me Papa Franceskun, pak para se Ati i Shenjtë largohet nga Shqipëria. 

“Pak minuta para përcjelljes së njeriut që na ndriçoi sot zemrën, atdheun, flamurin”, shkruan Rama. (shekulli)